Edona James ka qenë një prej ish-konkurrenteve më të dashura të publikut shqiptar dhe poashtu një prej finalisteve të ‘BBVK’.
Pak momente më parë, këngëtari kosovar Gjiko siç duket ka sulmuar ish-banoren nëpërmjet një postimi në Instagram ku ka publikuar mesazhet e tij me të.
Nëpërmjet këtij postimi ai kërkon ‘ndihmë’ teksa thotë:
‘S’po ma kthen mesazhin, veç mos harro që ti më shkruajte e para. A mund ti flisni mirë për mua? Tregojini që jam djalë i mirë sepse shumë e dua një tiktok me të’- shkruan Gjiko.
Teksa në screenshot-in e publikuar prej tij shihet qartë që Edona ka qenë e para që i ka shkruajtur artistit.