Lajme

Gjin Gjoni kryetar i Rithemelimit në Lezhë?! Bardhi në konferencë: Nuk kam dijeni!

Lajmi se ish-gjyqtari Gjin Gjoni është një prej kandidatëve të grupimit të Berishës për kryetar të degës së Lezhës mori dhenë ditën e sotme.

Në lidhje me ketë çështje ka reaguar për herë të parë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ai tha gjatë konferencës për mediat tha se është komisioni që do të vlerësojë kandidaturat e paraqitura nga deget përkatëse dhe do të bëjë miratimin final të atyre që do futen në garë.

Kryesia e partise ka bërë një miratim të vetëkandidimeve apo propozimeve që kanë ardhur nga deget e partise pa hyrë ne emra konkret. Është komisioni që do të vlerësojë kandidaturat e paraqitura nga deget, dhe do të bëjë miratimin final të atyre që do futen në garë. Ka kritere statutore dhe nga komisioni zgjedhor në PD që do vleresohen. Rastin në fjale nuk e njoh, duhet të merrni informacion të zgjeruar te sekretariati i partisë,” deklaroi Bardhi.

Ish gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni i shpëtoi Vettingut pasi dorëzoi dorëheqjen në vitin 2020 dhe mori nga KLD leje prindërore 2-vjeçare për të qenë pranë bashkëshortes së tij në Gjermani. Për këtë erdhi atë kohë edhe reagimi nga ambasada e SHBA e cila tha qartë se leja e marrë nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk duhet ta shpëtojë atë nga Vettingu.

Gjoni është një nga figurat e drejtësisë më të përfolura në vend për pasurinë e tij, që nuk kaloi në sitën e verifikimit pasi në mënyrë të beftë dhe të padëgjuar më parë, në fund të vitit 2018, gjyqtari mori leje prindërimi 2-vjeçare, meqë u bë me vajzë. Ndërkaq, vetë Gjin Gjoni në letrën e dorëheqjes për KLGJ, ka deklaruar se vettingu nuk është i barabartë për të gjithë dhe e kalon ai që i shërben politikës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo