Lajme

Gjini refuzon takimin e ftuar nga Haxhiu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për takim me subjektet politike, duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në vend.

Në letrën drejtuar Haxhiut, Gjini ka thënë se ajo nuk është Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe se nuk ka mandat për të luajtur rolin e unifikueses së spektrit politik.

Postim i plotë:

Letra e Kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini për takimin e ftuar nga Albulena Haxhiu.

E nderuar zonja Haxhiu,

Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik.

Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional.

Qëllimi juaj ëshë më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet.

Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi.

Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës.

Ardian Gjini

Kryetar i Aleancës

Të Ngjashme