Kryetari i Aleancës dhe kanidati për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë bashkëbisedimit të tyre, Gjini ka theksuar se kanë ndarë pikëpamjet e tyre në lidhje për proceset aktuale politike, në veçanti për procesin e zgjedhjeve në Kosovë.
“Po ashtu, e sigurova znj. Prattipati se ndryshimi i fundit në lidershipin e Aleancës nuk nënkupton në asnjë formë ndryshim të orientimit tonë strategjik dhe të bindjeve tona të prera për rrugën që duhet të ndjekim.Përgjatë bisedës, shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në të gjitha fazat historike dhe shtetndërtuese të Kosovës”, ka shkruar ai./teve1.info/
