ShowBizzz

“Gjithçka që kaluam, një përvojë e shkëlqyer mësimi”/ Alvaro Morata ndahet nga Alice

Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata ka njoftuar përmes një postimi në Instagram fundin e martesës me Alice Campello, me të cilën ka katër fëmijë. Kjo e fundit tashmë ka modifikuar profilin e saj në rrjete sociale duke fshirë mbiemrin e tij. Në postim Morata shprehet se ky ishte një vendim i marrë nga të dyja palët pa asnjë mosmarrëveshje, shkruajnë mediat e huaja.

“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin për të ndarë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese në të cilën ne e donim dhe ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryti i të cilave ishin katër. Fëmijët, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që kaluam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e shkëlqyer mësimi”, shkruan ai në postim.

Futbollisti Álvaro Morata (31 vjeç) dhe influencuesja dhe biznesmenja italiane Alice Campello (29 vjeçe) u takuan në vitin 2016, kur futbollisti luante për Juventusin dhe u martuan më 17 qershor 2017 në Venecia. Çifti, i cili ka katër fëmijë, rinovuan betimet e dasmës në një festë të madhe më 2022.