illimisht, mos u bëni paranojake.
Fatmirësisht gjërat ndryshuan me pandeminë dhe ora 23:00 i gjen në shtëpi. Po gjejeni çfarë? 23:00 është 02:00 i natës në 2021-in, kështu që ka disa raste kur mund të filloni të tregoheni vigjilente. Përpos kësaj, mos bëni drama të paktën këtë muaj sepse e dini ku janë apo jo? Po shohin ndeshjen me çunat!
Gjithsesi përveç rasteve përjashtuese, ka disa arsye pse partneri yt vjen rregullisht vonë në shtëpi!
Punon jashtë orari
Punët janë të ndryshme dhe ai mund të vijë vonë, sepse po kalon më shumë kohë në punë për të fituar ca para ekstra. Në fund të fundit e bën për të dy ju.
Stresi
Pjesa më e madhe e burrave zgjedhin të heshtin kur i shqetëson diçka, derisa ta zgjidhin vetë. Kjo krijon stres dhe për të shmangur bisedat e tepërta, do të qëndrojë jashtë derisa ta kuptojë vetë.
Tradhëton
Donim ta vononim pak si alternativë, por ekziston. Nëse partneri juaj ka dikë tjetër, do vonohet sepse sigurisht do t’i kushtojë kohë dhe asaj, ndaj më mirë të vonohet sesa të mos vijë fare në shtëpi.
Është tip social
Mbase partnerit tuaj i pëlqen të kalojë kohë me miqtë dhe do të kthejë një birrë para se të vijë në shtëpi.
Kriza e moshës së mesme
Burri juaj ka vendosur të sillet si një 20-vjeçar nga frika e kalimit të viteve. Vishet ndryshe, kujdeset më shumë për veten, madje mund të bëjë dhe blerje të shtrenjta të papritura. Disa burra, kur arrijnë një moshë të caktuar, mbi të gjitha nëse nuk e kanë shijuar jetën mjaftueshëm kur ishin të rinj, duan të jetojnë të lirë në këtë fazë. Ky është një trend në rritje vitet e fundit, madje mund të harrojnë apo neglizhojnë edhe detyrat e tyre në shtëpi.
Duan të shmangin detyrimet brenda shtëpisë
Besojeni ose jo, burri juaj mund të vijë vonë në shtëpi vetëm sepse nuk do të bëjë ndonjë punë të vogël nëpër shtëpi, të kontrollojë detyrat e fëmijëve, apo të sigurohet që janë larë e kanë ngrënë. Disa mendojnë se kjo është puna e nënave dhe ato mund t’ia dalin vetë.
Ju ankoheni vazhdimisht
Ndërkohë që gratë kanë përgjithësisht arsye për t’u ankuar, burrat përpiqen ta shmangin. Ndaj mund të vinë në shtëpi kur ju të keni rëbnë për të fjetur, ose jeni shumë të lodhura për të debatuar.