Lajme

GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit, mbështetësit hapin banderolën: Tirania s’do fitojë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkonte lirinë për të kryrë betimin si kryebashkiak i Bashkisë së Himarës.

Kjo gjë ka sjellur shumë pakënaqësi, pasi mbështëtësit e tij janë në protestë jashtë godinës, ku kanë japur edhe një banderolë të madhe.

“Himara zgjodhi Belerin si kryetar të bashkia, tirania nuk do fitojë”, thuhet në të.

Kujtojmë se në seancën e kaluar kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri refuzoi të dëshmonte në gjykatë si i pandehur. Beleri tha se nuk kishte besim te prokuroria, pasi në dosje ka dokumente të falsifikuara.

Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo