Lajme

​Gjobiten me nga 500 euro dy persona për ndezjen e zjarreve në Malishevë

Policia në Malishevë ka njoftuar se ka gjobitur dy persona me nga 500 euro për ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura në këtë komunë.

Rasti i parë është raportuar të martën, rreth orës 19:00, në rrugën “William Walker”. Ndërkaq, i dyti ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën “Skënderbeu”.

Policia ka identifikuar personat përgjegjës, duke shqiptuar gjobat përkatëse ndërsa ka shtuar se ndezja e zjarreve ka rrezikuar hapësirat përreth dhe ka shkaktuar ndotje të mjedisit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ku bën pjesë edhe komuna e Malishevës, u ka bërë thirrje qytetarëve të përmbahen nga veprime të tilla. Sipas saj, zjarret në hapësira të hapura mund të rrezikojnë pronën dhe mjedisin.

Të Ngjashme