Shëndetësi

Gjumi i parregullt rrit rrezikun e diabetit tip 2

Një studim i fundit tregon se gjumi i rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Rezultoi se njerëzit të cilët kishin një gjumë të parregullt, ku kohëzgjatja e gjumit dita-ditës ndryshonte mesatarisht me më shumë se 60 minuta kishin një rrezik prej rreth 34% më të lartë të diabetit të tipit 2, se sa ata që kishin një gjumë më të rregullt.

Të dhënat nga më shumë se 84 mijë njerëz në Studimin e Biobankës në Mbretërinë e Bashkuar u përdorën për të hetuar çdo lidhje të mundshme midis gjumit dhe diabetit të tipit 2.

Njerëzit e marrë në studim kishin një moshë mesatare prej 62 vjeç, të cilët fillimisht ishin pa diabet dhe mbanin akselerometra, pajisje si orët që monitorojnë lëvizjen për 7 netë.

Studimi zbuloi se kohëzgjatja më e parregullt e gjumit shoqërohej me rrezik më të lartë të diabetit pas përshtatjes për një gamë të gjerë faktorësh rreziku.

Hulumtimi sugjeron se kohëzgjatja e parregullt e gjumit lidhet me rrezikun e diabetit, pavarësisht faktorëve të tjerë siç është genetika.

“Studimi ynë identifikon një faktor të modifikuar të stilit të jetesës që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e modeleve të qëndrueshme të gjumit si një strategji për të reduktuar diabetin,” tha doktori Sina Kianersi, një prej autorëve kryesorë të hulumtimit.

Studiuesit analizuan modele të gjumit gjatë 7 netëve dhe më pas ndoqën njerëzit e marrë në studim për më shumë se 7 vjet.