Lajme

Gjykata “çon” në shtëpi Encën, iu gjetën vazo me kanabis në banesë

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “detyrim paraqitje”për këngëtaren Ruenca Haxhia, në banesën e së cilës u gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj në Lundër.

Ndërkohë avokati i këngëtares ka thënë se kontrolli në banesë ishte pa vendim gjykate, por me iniciativë të Policisë

“Kontrolli në banesë ishte pa vendim gjykate, por me iniciativë të Policisë. “ , mësohet të ketë thënë avokati i këngëtares.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë sigurie, nuk është i nevojshëm pasi Haxhia nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Këngëtarja u arrestua paraditen e së martës, ku gjatë një kontrolli në banesën e saj, policia zbuloi pesë vazo të mbjella me kanabis, ku për këto të fundit  ajo tha para togave të  zeza se i kishte për përdorim vetjak, duke mos treguar se ku e mori farën e  lëndës narkotike.

Policia shoqëroi gjithashtu dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje, pasi  Enca e mbajti vetë përgjegjësinë për mbjelljen e kanabisit në banesën e saj.