Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vënë në funksion një metodë të re analitike për përcaktimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime.
Sipas njoftimit, analizat kryhen përmes kromatografisë së gaztë të lidhur me spektrometrinë e masës (GC-MS), ndërsa metoda përfshin gjithsej 31 lloje pesticidesh, përfshirë insekticide dhe herbicide.
“Lista e pesticideve të përfshira në metodë:
Etridiazole, Chloroneb, α-BHC, Simazine, β-BHC, γ-BHC, Chlorothalonil, δ-BHC, Alachlor, Heptachlor, Chlorthal-dimethyl (Dacthal), Heptachlor epoxide isomer B, trans-Chlordane, cis-Chlordane, Endosulfan I, trans-Nonachlor, p,p′-DDE, Dieldrin, Endrin, Chlorobenzilate, Endosulfan II, p,p′-DDD, Endrin aldehyde, p,p′-DDT, Methoxychlor, cis-Permethrin (1RS), trans-Permethrin, Cypermethrin, Deltamethrin dhe Lambda-cyhalothrin”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Përmes kësaj metode, laboratori aktualisht ka kapacitet të analizojë pesë mostra në javë, me mundësi të rritjes së këtij kapaciteti në të ardhmen.
IKSHPK ka bërë të ditur se aktivizimi i metodës zgjeron mundësitë e monitorimit të mbetjeve të pesticideve në ushqime dhe kontribuon në vlerësimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik./teve1.info/
