Lajme

Gjykata e Lartë merr vendimin pasi ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës kërkoi lirinë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinë, Edison Memolla, duke mos pranuar rekursin e tij kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Memolla ishte dënuar me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022. Pas vendimit të formës së prerë, të dhënë më 9 shkurt, ai u vetëdorëzua pranë autoriteteve dhe aktualisht po vuan dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrogozhinë.

See also  Udhëtim në 122 vende, edhe pa viza/ E 46-ta në botë, rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të…Në të njëjtin proces gjyqësor, gjykata dënoi me nga 1 vit burg edhe Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani, ndërsa Isuf Tosku mori një dënim me 1 vit e 4 muaj burg, i cili u konvertua në shërbim prove.

Sipas SPAK, Memolla, gjatë kohës kur kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit 2022, kishte ndikuar që një abonenti debitor të mos i ndërpritej energjia elektrike, me qëllim sigurimin e votës në favor të tij.

See also  “Mafia shqiptare qarkullon 18 miliardë USD në vit”, Reportazhi i TV: Ja si ish-agjenti i SHISH u bë “kokë” droge në Kili!Prokuroria pretendoi gjithashtu se Ndriçim Tafxhafa i kishte premtuar një shtetaseje shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim në këmbim të votës për Memollën.

Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku falsifikuan procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të pavërteta.

Aktualisht, Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga një kryetar i komanduar.

Të Ngjashme