ShowBizzz

Gjykata merr vendimin për Gjestin në rastin me kompaninë Onima

Në seancën e sotme gjyqësore është marrë vendimi përfundimtar ndaj Gjestit.

Gjatë seancës, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar marrëveshje për pranimin e fajësisë, kërkesë kjo që është aprovuar nga Gjykata.

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, që do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.

Përveç dënimit me kusht, Gjesti është obliguar të paguajë edhe 6 mijë euro gjobë.

Vendimin e ka marrë gjyqtarja Edita Çanta, ndërsa me këtë vendim përfundon edhe procesi gjyqësor ndaj Gjestit.

Të Ngjashme