ShowBizzz

Gjykatësja hodhi poshtë provat për sulm,reagon Klea:Sa e kishte vlerën mëshira juaj?

Çështja e Klea Prengës kundrejt Antonela dhe Mariela Berishës ka qenë në qendër të mediave, pasi këto ditë u zhvillua seanca gjyqësore.

Sipas postimit të 24-vjeçares në rrjetet sociale, gjyqtarja e çështjes, Migena Laska, ka hedhur poshtë çdo provë të sulmit të dhunshëm të dy motrave ndaj saj.Klea përmend të gjitha provat e deritanishme si videot e kamerave të sigurisë, mesazhet kërcënuese por edhe vetë sulmi që mund t’i kishte shkaktuar vdekjen, të cilat janë përkthyer në dënime të papërfillshme.

Reagimi:
Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm, për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie!Në foton e publikuar nga Klea, shihet edhe një lajm për gjyqtaren Migena Laska ku tregon se ka arritur të krijojë hapësirë që një prej figurave të krimit t’i shpëtojë drejtësisë.Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera.

Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime. Gjithashtu, u hodh poshtë mesazhi kërcënues ku Mariela thotë qartë: “dhuratën e ke nga unë”, ndërkohë që sot pretendojnë se ishin në restorant thjesht për darkë. Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve!



ks