Lajme

Gjyqi për Gërdecin, Mediu: Asnjë dëshmitar s’ka thënë asgjë kundër meje

Ish-minsitri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar lidhur me gjyqin që po zhvillohet në kuadër të hetimeve për “Gërdecin”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Mediu është shprehur se asnjë interes poliitk apo shpërblim mund të zhbëjë tragjedinë, ku humbën jetën 26 persona. Kjo sipas tij ka qenë dhe arsyeja se pse ka dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes.

Ish-ministri shton se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bëhet një padrejtësi e re dhe se deri më tani procei gjyqësore është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit.

Bazuar në këto dëshmi të deritanishme Mediu thotë se nuk ka asnjë dëshmitar i cili mund të ketë bërë qoftë deklaratën më të vogël kundër tij

“Dëshmitarët janë thirrur nga akuza, por, deri tani, asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër meje. Dëshmitarët e akuzës kanë provuar se nuk kam patur asnjë lidhje me zbatimim e procesit. Ata kanë pohuar se nuk kam qenë kurrë në fabrikën e demontimit apo të kem pasur lidhje, qoftë edhe spontane me ata që janë marrë me këtë proces.

Zero përgjegjësi! Sepse si Ministër i Mbrojtjes nuk kam shkelur ligjin, nuk kam favorizuar askënd, kam respektuar opinionin e ekspertëve ushtarakë, dhe Shefit të Shtabit”, shkruan Mediu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur miq.

🔹Këto ditë, por veçanërisht sot, pas seancës gjyqësore, ka patur një interesim të medias që duan të njihen me vlerësimin tim për  procesin me aktakuzën e shpërdorimit të detyrës më çështjen e Gërdecit.

🔹Nuk ka asnjë interes politik, proces, shpërblim apo ndëshkim që zhbën tragjedinë, ku humbën jetën 26 persona dhe kjo ka qënë arsyeja që kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes.

🔹Por drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re.

🔹Deri tani, procesi gjyqësor kundër meje është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit.

🔹Dëshmitarët janë thirrur nga akuza, por, deri tani, asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër meje. Dëshmitarët e akuzës kanë provuar se nuk kam patur asnjë lidhje me zbatimim e procesit. Ata kanë pohuar se nuk kam qenë kurrë në fabrikën e demontimit apo të kem pasur lidhje, qoftë edhe spontane me ata që janë marrë me këtë proces.

🔹Zero përgjegjësi! Sepse si Ministër i Mbrojtjes nuk kam shkelur ligjin, nuk kam favorizuar askënd, kam respektuar opinionin e ekspertëve ushtarakë, dhe Shefit të Shtabit.

🔹Në detyrën time jam drejtuar nga interesi publik shtetëror, jo nga interesi privat.

🔹Në lidhje me (pa)ligjshmërinë e procesit dua të vë në dukje se drejtësia nuk mund të bëhet kurrë e tillë, kur qëllimi i saj bëhet politika apo manipulimi i opinionit publik dhe jo zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës. Për këtë do të kemi rast të flasim më gjatë një herë tjetër. Jam i vendosur të mbroj vendimet e mia të drejta dhe të ligjshme.