Lajme

Gjyshi i 3 vjeçarit të vdekur: Djali qëndroi 9 orë në sallë, nuk e dinim që do i bënin 14 dhëmbë! Mjekët e QSUT u shokuan kur çuam Braianin (E PLOTË)

Guri Spahiu, gjyshi i 3 vjeçarit të vdekur në Tiranë, ka dhënë një dëshmi tronditëse për emisionin “Top Story”. Ai i ka treguar moderatores Grida Duma se nipi i tij qëndroi 9 orë e 20 minuta në sallën e operacionit në klinikën e doktorit Roland Xhaxho.

Braian Spahiu shkoi një javë më parë në klinikën e Xhaxhos për të kuruar dhëmbët dhe doli prej andej gati i vdekur, sipas gjyshit. Pas dy vitesh në QSUT ku u dërgua me urgjencë, vogëlushi ndërroi jetë.

“Po, aty të shkallët. Shkonim shumë herë te shkallët. Ajo zonja dilte dhe thoshte që është shumë mirë, ja avash avash mos u shqetësoni. Thoshte që ka ca gjëra të vogla që po ja bëjmë, meqë e mori mjeku. Ne nuk e dinim që ai do bënte 14 dhëmbë e dhëmballë, se unë futesha brenda dhe e merrja.

Ne nuk e dimë se çfarë ka bërë. Se na dhanë kartelën, i ka me numra ato dhëmbët dhe dhëmballët. Kur dolëm nga spitali, na e dha djalin. Djali nuk është mirë i thamë ne, nuk po reagon, na thanë s’ka gjë se është narkozë. Për 10 minuta do jetë mirë”, tha Guri Spahiu.

Më tej, gjyshi i vogëlushit ka treguar me detaje dhe kur e dërguan Braianin në urgjencën e Pediatrisë në “Nënë Tereza”, sesi mjekët janë shtangur kur kanë parë gjendjen e 3 vjeçarit.

“Sa e sollëm fëmijën në shtëpi, djalit i filloi temperatura. U verdhë djali. Sapo e çuam te “Nënë Tereza”, thanë djali është në gjendje kome. U mblodhën të gjithë mjekët dhe po diskutonin, thanë që djali është shumë rëndë. Ditën e dytë u mblodh një numër i madh mjekësh, thirrën dhe këtë Xhaxhon.

Veprimi i parë që bënë mjekët e “Nënë Terezës” thanë: Urgjent t’i heqim narkozën e tepërt. Ata vazhduan, ishte lemeri po ta shikoje sa narkozë kanë hequr ata. Gjithë natën kanë qëndruar tre mjekë te koka dhe infermierët. Nuk e di nëse u dhanë urdhër, po janë impenjuar mjekët”, vijoi Guri Spahiu.

Pjesë nga deklarata e gjyqit të 3 vjeçarit, për emisionin “Top Story”:

Mjeku na tha do t’i bëj një anestezi të lehtë fare, nuk ka asnjë problem, asnjë shqetësim. Mjeku ka qenë shumë optimist. Neve na thanë që ka solucion që e përdor për këtë punë, se tha ka solucion të veçantë që është vetëm për fëmijët.

Prindërit firmosën një deklaratë. I thamë çfarë është kjo, tha është një deklaratë, një procedurë formale që bëhet. Mbas 9 orësh e 20 minuta e kanë nxjerr djalin nga salla.

Pritet 9 orë aty?

Po, aty të shkallët. Shkonim shumë herë te shkallët. Ajo zonja dilte dhe thoshte që është shumë mirë, ja avash avash mos u shqetësoni. Thoshte që ka ca gjëra të vogla që po ja bëjmë, meqë e mori mjeku. Ne nuk e dinim që ai do bënte 14 dhëmbë e dhëmballë, se unë futesha brenda dhe e merrja.

Ne nuk e dimë se çfarë ka bërë. Se na dhanë kartelën, i ka me numra ato dhëmbët dhe dhëmballët. Kur dolëm nga spitali, na e dha djalin. Djali nuk është mirë i thamë ne, nuk po reagon, na thanë s’ka gjë se është narkozë. Për 10 minuta do jetë mirë.

Ai na tha që është solucion i lehtë, nuk e dimë çfarë narkoze përdori. Se po ta dija ça ishte unë nuk e kisha futur nipin atje. Mjeku na dha garanci 300%. Ne e morën djalin në gjendjen më kritike. Nuk e dinim ngase ishte gjendja.

Sa e sollëm fëmijën në shtëpi, djalit i filloi temperatura. U verdhë djali. Sapo e çuam te “Nënë Tereza”, thanë djali është në gjendje kome. U mblodhën të gjithë mjekët dhe po diskutonin, thanë që djali është shumë rëndë. Ditën e dytë u mblodh një numër i madh mjekësh, thirrën dhe këtë Xhaxhon.

Veprimi i parë që bënë mjekët e “Nënë Terezës” thanë: Urgjent t’i heqim narkozën e tepërt. Ata vazhduan, ishte lemeri po ta shikoje sa narkozë kanë hequr ata. Gjithë natën kanë qëndruar tre mjekë te koka dhe infermierët. Nuk e di nëse u dhanë urdhër, po janë impenjuar mjekët.

Dhe ditën tjetër, u mblodhën të gjithë. Edhe shefja. Ishte dhe ky doktori. U mblodhën të gjithë dhe po diskutonin. Nga shqetësimi që kishim ne kur fliste ky Xhaxhua aty, njëri nga këta doktorët i thotë mjekes që kishte në krah: Po ky çfarë thotë?! Për atë Xhaxhon, sepse ata e dinin çfarë po ndodhte.

Kur ndodhi tragjedia?

Të diëlën, të diëln. Ne shkuam bëmë kallëzim te Komisariati nr.4. Pritëm që të bëhej publike çështja, po pamë që askush nuk po reagonmte. U detyruam që të reagonim nëpërmjet medias. Asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar për të sqaruar.

Po reagojnë me ca statuse prej budallai për të fshehur dhe justifikuar vdekjen e fëmijës tonë. Nuk po them që është bërë me qëllim, por me pakujdesi vetëm për të marrë lekët. Nuk e kemi marrë kartelën e vdekjes, nuk e dimë shkakun. Nuk na kanë dhënë gjë….