ShowBizzz

Gloria Meshi flet për marrëdhënien me vjehrrën e saj, Valbona Selimllarin!

Partnerja e djalit të Valbona Selimllarit, Gloria Meshi, së fundmi gjatë një interviste të dhënë për “natën me Aulonën” ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ka me vjehrrën e saj.

Gloria zbuloi se ato kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. “Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, është shumë e dashur, shumë e mirë, ashtu siç e njohin të gjithë”, tha ajo.

“Pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve, sepse është një djalë shumë i edukuar. Dhe unë gjithmonë i them atij ji falënderues për mamanë që ke”.

Gloria Meshi flet për marrëdhënien me vjehrrën e saj,

Teksa u pyet se cilën anë mban Valbona Selimllari kur ajo dhe djali i saj kanë një debat, Gloria Meshi tha, “Mban anën e së drejtës, duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat vetëm 5 minuta dhe për 5 minuta s’ke çfarë anë të mbash”.

 



bal