Lajme

Goditi 17-vjeçarin me thikë pas një sherri, policia arreston autorin

Një 30 vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me thikë një të mitur në Durrës pas një konflikti për motive të dobta.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 13, jashtë ambienteve të një picerie.

Edhe pse autori tentoi të arratisej, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij menjëherë paqs ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

“Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.