Aktori fitues i çmimit Oscar u shtrua në spital në prill të vitit 2023 pasi pësoi një krizë shëndetësore ndërsa po xhironte filmin e Netflix “Back in Action” në Atlanta.
Përmes një videoje të postuar në TikTok këtë javë, Foxx thotë se kishte një “dhimbje koke të keqe” më 11 prill 2023 dhe i kërkoi ndihmë miku të tij, Advil.
“Më pas, isha i ikur për 20 ditë nga bota, nuk mbaj mend asgjë”, shprehet aktori në videon e regjistruar më 29 qershor. Aktori ka marrë një goditje në tru nga e cila i është dashur kohë e gjatë për të marrë veten.
Vajza e tij bëri një njoftim vitin e kaluar duke thënë se babai i saj kishte një komplikacion shëndetësor. Duket se gjendja e aktorit ka qenë e rënduar por fatmirësisht ai është rekuperuar nga ky problem.