ShowBizzz

Gold AG hyn në të 40-at, bashkëshortja e surprizon me urimin e ëmbël

Kengëtari i njohur kosovar Arian Agushi, i njohur për publikun me emrin artistik Gold AG, feston sot 40-vjetorin e lindjes.

Reperi ka hyrë kështu në një dekadë të re të jetës, duke shënuar një përvjetor të veçantë mes angazhimeve në muzikë dhe jetës familjare.

Të lidhura

None found

Në këtë ditë nuk mund të mungonte as urimi i bashkëshortes së tij, Ermira. Ajo ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dedikuar disa fjalë të ëmbla partnerit, duke publikuar një fotografi të Gold AG së bashku me fëmijët.

“Urime ditëlindja dashni”, ka shkruar Ermira krahas fotos familjare.IMG 2623Gold AG dhe Ermira janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Të Ngjashme