LifeStyle

Gossip – Nga Piqué te një yll i NBA-së, Shakira nis një romancë të re? Zbulohet emri i basketbollistit

Shakira mund të ketë gjetur sërish dashurinë, këtë herë në krahët e një ish-ylli të NBA-së. Sipas raportimeve të emisionit “El Gordo y La Flaca” në televizionin Univision, këngëtarja kolumbiane, 49 vjeçe, është e përfshirë në një romancë me Serge Ibakën, ish-basketbollistin 37-vjeçar, i cili është mbi dy metra i gjatë.

Pas ndarjes së bujshme nga ish-futbollisti Gerard Piqué, me të cilin kaloi shumë vite dhe ka dy fëmijë, Shakira duket se mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.

Sipas burimeve të cituara nga mediat, dyshja është takuar në fshehtësi prej disa muajsh. Dyshimet e para lindën pas informacioneve nga një person pranë këngëtares, i cili zbuloi se ajo kishte nisur një lidhje me një ish-sportist të njohur, pa bërë fillimisht publik identitetin e tij.

Ibaka dyshohet se ka qenë i pranishëm edhe në disa prej koncerteve të Shakirës gjatë qëndrimit të saj në Madrid. Ndërkohë, gazetari Jordi Martín ka raportuar se të dy janë takuar në kryeqytetin spanjoll dhe kanë qenë në të njëjtën kohë edhe në Javën e Modës në Paris.

Sipas gazetarit, emri i basketbollistit u konfirmua pas kontakteve me një person të lidhur me industrinë muzikore, i cili kishte njohje me rrethin e ngushtë të artistes.

Image

Megjithatë, deri tani bëhet fjalë për raportime mediatike dhe nuk ka një konfirmim publik nga Shakira apo Ibaka për lidhjen e pretenduar.

Serge Ibaka e ndërtoi pjesën më të madhe të karrierës në NBA, ku arriti kulmin në vitin 2019, duke fituar titullin kampion me Toronto Raptors. Tashmë, emri i tij po përmendet jo vetëm për të kaluarën në basketboll, por edhe për një romancë të mundshme me një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore.

Të Ngjashme