Joe Westerman, ish-ylli i regbisë angleze, është martuar me Alison Hopkinson, me të cilën nisi një lidhje pak javë pasi martesa e tij e parë u shkatërrua nga një skandal që bëri bujë në vitin 2023.
Lojtari 36-vjeçar u përfshi në një polemikë të madhe pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shfaqej duke kryer një akt seksual me një grua në një rrugicë pranë një lokali të rrjetit Greggs, në Pontefract. Sipas raportimeve të medieve britanike, gruaja dyshohej se ishte shoqe e bashkëshortes së tij në atë kohë.
Publikimi i videos, në prag të nisjes së sezonit të Super League në vitin 2023, pati pasoja të menjëhershme për Westerman. Ai u përjashtua nga formacioni i Castleford Tigers, ndërsa martesa e tij me Lauren Boyd, me të cilën kishte tre fëmijë, mori fund pas nëntë vitesh.
Lauren u detyrua të reagonte publikisht për të mohuar se ishte gruaja që shfaqej në video. Ajo deklaroi se pamjet po qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale dhe se situata ishte veçanërisht e dhimbshme për familjen dhe fëmijët e tyre.
Në një deklaratë drejtuar bashkëshortes së atëhershme, Westerman shprehu pendesë dhe kërkoi falje, duke pranuar se veprimi i tij ishte i turpshëm. Ai shkroi se nuk mund ta shpjegonte atë që kishte ndodhur dhe se humbja e bashkëshortes dhe fëmijëve ishte shkatërruese për të.
Megjithatë, marrëdhënia nuk u rikuperua. Vetëm pak javë pas ndarjes, Westerman u shfaq publikisht me Alison Hopkinson, një agjente imobiliare nga zona, e cila, sipas mediave britanike, ishte gjithashtu ish-bashkëshortja e një miku të tij.

Çifti u fejua rreth dy vjet më parë dhe tashmë ka kurorëzuar martesën në një ceremoni në Scarborough. Westerman kishte zgjedhur një kostum ngjyrë bezhë, ndërsa Alison kishte veshur një fustan elegant me prerje në formë A-je dhe një bisht të shkurtër.
Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Westerman, Lauren Boyd, 38 vjeçe, është martuar gjithashtu me partnerin e saj të ri, Karl Holmes, 38 vjeç.
Kështu, skandali që tronditi jetën personale dhe karrierën e ish-lojtarit të Castleford Tigers në vitin 2023 vazhdon të jetë pjesë e historisë së tij, ndërsa të dy ish-partnerët kanë nisur kapituj të rinj në jetën personale.
