Lajme

“Shteti s’po vepron” – Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

Në sallonin e shtëpisë, fotografia e Donjeta Pajazitaj, prej 11 vitesh vazhdon të qëndrojë në të njëjtin vend.

Mbi një dekadë pas vrasjes, familja akoma nuk ka marrë përgjigje se kush është vrasësi i bijës së tyre, ndonëse janë zhvilluar disa procese gjyqësore.

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt, ia shtuar dhimbjen nënës së Donjetës, Lumnije Pajazitajt.

“Ky rast ka qenë tepër i rëndë, jo vetëm për familjen e Alindës, por për gjithë kombin shqiptar, se është rast tepër i rëndë. Edhe këto vrasje nuk janë ka ndërprehen hiq veç çka janë ka vijnë tu u shtu  dhe më tepër”, ka thënë Pajazitaj.

Autori, ajo shpreson ta marrë dënimin e merituar.

“Edhe e kisha lut drejtësinë, sidomos çdo rast që ta zbulojnë edhe kriminelit ta merr dënimin e merituar, se mbas pari të ish denu krimineli i parë i rastit të parë që ka ndodhur, ndoshta sot nuk kishin ndodhur gjithë këto vrasje si janë”, theksoj Pajazitaj.

Në rastin e të ndjerës Zekaj, familja Pajazitaj thotë se u përsërit mosveprimi i institucioneve.

“Rasti i Ailindës, qysh thashë edhe më herët, është si institucionet e kanë vra edhe vet. Për shembull, edhe rasti i Donjetës është si, Donjeta ka ndenjtë gjashtë javë e zhdukur. Sikur të kishin vepruar, për shembull, me ma  urgjencë ose diçka institucionet, ndoshta kishin mundur me e gjetur edhe ajo e gjallë. Sepse është e ditur se çka s’ka për jetuar ajo, për qato ditë. Me pas vepru institucionet më shpejt, ndoshta kishin mundur me e gjetur. Sikur, për shembull, mos të kishin kohë që ata kalimtarë që janë shkuar për me marrë dru ndoshta ato ditë e sot nuk ish gjetur Donjeta”, u shpreh vëllau i Donjetës, Shkëlqim Pajazitaj.

Prandaj, Shkëlqim Pajazitaj kërkon që ndaj zyrtarëve përgjegjës, të ndërmerren masa.

“Me të vërtetë është e turpshme, si prokuror, si gjyqtar, me punuar me këtë ndërgjegje në sistemin e drejtësisë. Qysh, për shembull, njëri e kërkon mbrojtjen nga institucionet, institucionet e marrin, e dërgojnë te vrasësi. Nëse veç pak i vret ndërgjegjja, ose kanë një pikë moral, si prokurorja e qështjes, sikur kryeprokurorja, është dasht me dhon dorheqje”, u shpreh tutje vëllau i Donjetës.

Trupi i pajetë i Donjeta Pajazitajt ishte gjetur në nëntor të vitit 2015, në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit.

E ndjera, asokohe 24 vjeçare, ishte zhdukur për gjashtë javë, pasi kishte dal nga shtëpia për të shkuar si zakonisht në punë.

Për këtë rast, kushëriri i saj, Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, mirëpo në procesin e fundit gjyqësor, ai u shpall i pafajshëm, duke u liruar nga të gjitha akuzat.

Të Ngjashme