Lajme

Grabitën mësuesin në Greqi, arrestohet daja dhe nipi shqiptarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku disa adoleshentë kanë dhunuar dhe kanë grabitur një mësues.

Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 4 persona, tre persona të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç dhe një 36-vjeçar shqiptar, daja e 17-vjeçarit.

Mediat greke shkruajnë se tre të miturit kanë parë mësuesin që ka dalë nga shkolla, i kanë shkuar pas e kanë dhunuar dhe më pas i kanë grabitur sendet që kishite në xhep, unazën e floririt dhe një varse floriri.

Teksa viktima ishte shtrirë në tokë, aty ka ndodhur një patrullë e policisë greke dhe policët kanë ndihmuar mësuesin të ngrihet dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.

Më pas është arrestuar një 36-vjeçari shqiptar, i cili posedonte sendet e vjedhura. Të arrestuarit do të dërgohen në organet kompetente gjyqësore, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.