Lajme

Grabitësit s’kanë mëshirë, tentojnë rrëmbimin e vajzës 1-vjeçare të Neymar

Një bandë kriminale ka thyer këtë të martë shtëpinë e Bruna Biancardi, e cila është e dashura e yllit brazilian të futbollit, Neymar.

Sipas medieve  të huaja, persona të maskuar u futën në shtëpinë e Biancardit, në të cilën jeton bashkë me prindërit dhe vajzën një muajshe më Neymar, Maive. Mësohet se anëtarët e një bande kriminale në So Paolo kanë hyrë në momentin që e dashura dhe vajza e Neymar nuk kanë qenë në shtëpi.

Bëhet me dije në shtëpi ishin prindërit e Neymar, kur personat e armatosur u futën për të grabitur. Sipas autoriteteve braziliane, të dyshuarit tashmë të arrestuar kërkonin të grabisnin të dashurën dhe vajzën e Neymar. Ata u larguan me çanta luksoze, ora dhe bizhuteri por më pas u arrestuan nga Policia.