Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiffeisen Bank trokitën në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arsyeja ishte depozitimi i një kallëzimi për mashtrim. Bankën e kishin sulmuar. Jo me armë, jo me maska, jo nga punonjësit e saj, por nga 40 hajdutë që kishin përfituar nga një “deri?kë” e sistemit të saj të pagesave.
Më shumë se 40 klientë të çuditshëm rezultonin se kishin tërhequr herë pas here shuma të vogla parash, më së shumti nga 100 euro, kur nuk kishin fare depozita apo llogari të mbushura me para. Së bashku, në kohë të ndryshme, ata i kishin marrë bankës një “thes” të vogël me rreth 200 mijë euro. Por kaq janë denoncuar, se thesi mund të jetë më i madh.
NEWS Fillon “Big Brother VIP Albania 5”, Ledion Liço “thumba” kritikëve: Jam sërish …Si tërhiqen para kur s’ke asgjë në llogari?
Për këtë kishte menduar inxhinieri Redjon Zaçi, një djalë i apasionuar pas elektronikës dhe programimit. Si i dyshuari kryesor, Zaçi kishte vënë re një anomali thuajse të pabesueshme. Në orët e vona të natës, sistemi i Raiffeisen “flinte” bashkë me punonjësit. Në këto orë ti mund të bëje transferta online brenda llogarive ose nga karta në kartë, duke përdorur aplikacionet e bankës, ndërsa ato të përgjigjeshin pa të pyetur nëse kishe apo s’kishe para.
Në dy orë të caktuara rreth mesnatës, “Ali Baba” zbuloi se po të transferoje para nga një llogari te disa të tjera, sistemi nuk të thoshte “jo”. Paratë mund të tërhiqeshin nga personat që u shfaqeshin këto transferime, ndërsa llogaria që kishte bërë “dhuratat” shihej vetëm kohë më pas se ky veprim ishte kryer. E gjitha një anomali elektronike e platformës digjitale të Raiffeisen Bank në Shqipëri.
NEWS “Ju erdhi fund”- Marshim masiv i protestuesve, vargu kilometrik kalon nga ish ekspozita: Rama në burg, Berisha në burgKëtë të metë, Redjon Zaçi e kishte diskutuar si “pa të keq” me një shokun e tij, Eglind Mançja, edhe ky djalë i shkathët që e njihte goxha mirë sistemin bankar, pasi kishte punuar për mikrofinancën Kredo.al.
Për të mos rënë në sy, duhej të zhvateshin shuma të vogla që dërgoheshin nga një llogari në dhjetra të tjera të ndryshme. Për këtë mendoi Mançja, që kishte gati “qelizat” e mikrokredive, me njerëz që nuk e kishin problem të dorëzonin kartat e identitetit për të hapur llogari banke kundrejt një shpërblimi të vogël. Nëse në llogari shfaqeshin 400 euro, 100 i merrte ai që bënte tërheqjen.
NEWS Rreziku për ndërtimet te Currilat, kryetarja e bashkisë: Stabilizimi i kodrës kushton, nuk kemi fonde
Eglind Mançja (majtas), Redjon Zaçi (djathtas)
Por “Ali Baba” dhe 40 hajdutët filluan të bien në sy, sepse llogarive filloi t’u vinte era.
Një listë me më tepër se 40 persona dorëzoi Raiffeisen në polici, ku kërkon hetime dhe arrestime për grabitjen që i është bërë në orët e vona të natës, nga Ali Baba me tablet në dorë. Dhe jo një herë, por me dhjetra.
Banka pretendon se është mashtruar dhe keqbërësit duhet të futen në burg.
Policia hesht, Raiffeisen hesht, Banka e Shqipërisë hesht për këtë ngjarje që duhet të tregohej dhe të ndahej me publikun, që të paktën ai të rrijë zgjuar, nëse banka e tyre fle./KontrasT.al
