Kuzhinë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.

Një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës, raporton korrespondentja e RTSH, Laureta Roshi..

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura një nënë dhe vajza e saj, të cilat pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.

Të Ngjashme