“Dancing with the Stars” ka qenë një nga formatet më “in” të ekraneve shiptare, patentën e të cilit e solli për herë të parë producentja Holta Dulaku, nën logon e “Vizion Plus”, e cila ia besoi Vera Grabockës dhe Alketës.
Por kur pa “dallaveret” e këtyre të fundit, përzuri regjisoren dhe moderatoren e famshme dhe vazhdoi me të tjerë emra.
Mbrëmë Graciano Tagani është bërë pjesë e Big Brother Vip duke përmendur të gjithë CV-në e tij ku nuk harroi të përmendte dhe “Dancing with the Stars” të këtij viti, ku ishte shoqëruesi i Fifit.
Graciano tha se merrte pjesë për herë të parë në këtë format, deklaratë që s’i ka pëlqyer aspak Holtës e cila ka reaguar në rrjetet e saj sociale:
“Po pse mor bir nuk te kujtohet Dancing i imi ne Vizion Plus?! Çift me Aulonën dhe ky ka qenë Dancing i parë i joti, jo sezoni që kaloi. Të paktën respekto Aulonën se e meriton”, ka shkruar Holta e cila këtë sezon po përgatitet për një tjetër format të ri televiziv siç është “Ferma Vip” që pritet të nisë së shpejti.
lokimagazine