Gruaja e Granit Xhakës, ka reaguar pas golit fantastik të këtij të fundit në ndeshjen Bayer Leverkusen kundër Werder Bremen.
Leonita, e cila ishte e pranishme në tribunat e stadiumit, publikoi një foto duke shprehur entuziazmin për golin e Xhakës.
Futbollisti shqiptar, në minutën e 60-të, shënoi një gol prej 30 metrave distancë, të fushës së blertë.
Skuadra e Xhakës, Bayer Leverkusen përmbylli fitoren me rezultat 5-0, duke fituar kështu përfundimisht titullin e Bundesligës.
Entuziazmi i tifozëve pas fitores së Leverkusenit ka vërshuar stadiumin BayArena kjo pasi ekipi fitoi titullin e parë në historinë e tyre 120-vjeçare.
ks