Nëse kërkoni falje për gjërat më të zakonshme si: “Më falni, kam një pyetje” ose “Më vjen keq që nuk mund të marr pjesë në festën tuaj”, ju mund të jeni një nga miliona gra të mbërthyera në një spirale që njihet si “Më fal”. Hulumtimet tregojnë se gratë kërkojnë falje më shpesh se burrat dhe të kërkuarit e shpeshtë të faljes mund të na dobësojë vetëbesimin, të zbehë ndikimin e një faljeje të vërtetë dhe madje të pakësojë autoritetin dhe besueshmërinë tonë. Kështu që ju mund të pyesni veten: “Pse kërkoj falje gjithmonë?”
Ka tre arsye kryesore pse gratë kërkojnë falje të tepërt, zbulon psikoterapistja Beverly Engel.
“Një nga shkaqet kryesore është shoqëria që na thotë se gratë duhet të jenë ‘të mira’ duke qëndrojnë të heshtura“, thotë ajo. Por, ne mund të jemi të mira edhe duke mos kërkuar falje në të njëjtën kohë.
Shkaku i dytë është perfeksionizmi. “Gratë shpesh kërkojnë falje kur ne jemi tepër kritikë ndaj vetes”, shton Engel. “Mendo përsëri për jetën tënde: A të është thënë që duhet të bësh gjithçka siç duhet apo nuk ishe mjaftueshëm e denjë? Pasi të dalloni se nga vjen ky zë, mund t’i tregoni vetes dhembshuri duke thënë: ‘Unë po bëj më të mirën; Unë jam vetëm njeri”.
Shkaku i tretë dhe ndoshta më sfidues për të kërkuar falje të tepërt është trauma. Ne mësojmë të dukemi dhe të sillemi sikur nuk jemi një “kërcënim” duke ulur kokën dhe duke thënë se na vjen keq. Nëse keni pasur një fëmijëri traumatike, ju ndoshta e dini se keni ‘lindur’ për të mbrojtur veten”.
Zëvendësojeni “Më fal” me këto fjalë të tjera të fuqishme
“Thjesht zgjedhja e disa frazave që mund të përdorni në vend të “Më fal” do t’ju ndihmojë të ndaloni së kërkuari falje të panevojshme”, thotë Maya Jovanoviç, autore e librit “Hey Ladies, Stop Apologizing”. Në vend që të thoni, ‘Më falni, nuk mund të të dëgjoj’, provoni, ‘ Ju lutem mund ta përsërisni atë që thatë?’ Ose në vend që t’i kërkoni falje një miku me të cilin keni ndarë përvojën e ditës suaj stresuese, mund të thoni: ‘Faleminderit që më dëgjuat, është vërtet e dobishme’. Ajo shton se fuqia e “faleminderit” nuk mund të nënvlerësohet.
Përdorni një mentalitet zgjidhjeje
“Kur i pyes gratë se çfarë duan më shumë të dëgjojnë kur dikush i ka acaruar, kërkimi i faljes shpesh është shumë poshtë në listë”, zbulon Jovanoviç. Çfarë do të dëgjonin më mirë? “Ata duan që njerëzit të pranojnë dëmin ose mërzitjen që shkaktuan dhe të shpjegojnë se pse e bënë atë. Kjo tregon keqardhje të sinqertë dhe kërkon më shumë vetë-reflektim sesa një “Më vjen keq” e thjeshtë.”
Zotëroni faljet tuaja
Qëllimi përfundimtar nuk është të eliminoni fjalën “Më fal” nga fjalori juaj, por të jeni të vetëdijshëm për përshtypjen që po u bëni të tjerëve dhe vetes. “Mos ki frikë të thuash, ‘Më fal’, kur në të vërtetë ke bërë diçka të gabuar”, thotë Deborah F. Tannen, profesore e gjuhës në Universitetin Georgeotwn. “Të gjitha fjalët kanë kuptim social dhe të thuash se të vjen keq mund të përçojë se po merr parasysh ndjenjat e dikujt”, shpjegon Tannen.
Në fund, duhet praktikë për të gjetur atë ekuilibër dhe ju do ta arrini hap pas hapi për t’u ndier më të sigurt, të fuqizuar dhe të respektuar.