LifeStyle

FOTO/ Antonela Berisha: Nuk jam unë në videot e Adi Hilës, vajza që shfaqe ka …

Antonela Berisha ka reaguar publikisht pasi emri i saj është përmendur në rrjetet sociale në lidhje me një video intime që po qarkullon online, në kuadër të diskutimeve për materiale që lidhen me kompozitorin Adrian Hila.

Përmes disa postimeve në Instagram, Berisha ka mohuar kategorikisht se personi i shfaqur në video është ajo.

Për të mbështetur deklaratën e saj, ajo ka publikuar edhe një fotografi, duke vënë në dukje disa dallime fizike që, sipas saj, tregojnë se bëhet fjalë për një person tjetër.

 ‘Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË’, ka shkruar Antonela.

Ajo ka theksuar se vajza që shfaqet në video ka një gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme nga të sajat.

Berisha ka përmendur gjithashtu një nishan në qafë, për të cilin thotë se nuk e ka, teksa ka publikuar një fotografi të barkut ku tregon nishanin që ka pranë kërthizës dhe që, sipas saj, nuk shihet te personi në video.

Në një tjetër postim, ka shtuar se vajza në video mban edhe një unazë martese.

Të Ngjashme