ShowBizzz

Gresa Gashi humbë shumë peshë, ky është sekreti

Gresa Gashi është aktorja që u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, e më pas edhe nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova”. Ndër vite, Gresa kishte shtuar në peshë dhe po përpiqej të largonte kilogramët e tepërt.

Tashmë ajo po duket në formë shumë më të mirë, ndërsa mënyrën se si ka arritur këtë ndryshim e ka treguar vetë përmes postimeve në Instagram. Gresa ka thënë se ecën mbi 10 kilometra në ditë, të alternuara me ushtrime fizike, si dhe ndjek një dietë mjaft të balancuar, shkruan “Kosovarja”.

Përveç angazhimeve në aktrim, Gresa është bërë e njohur për publikun edhe përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, ku mori vëmendje me paraqitjen e saj.

Ndryshimi në peshë është reflektuar edhe në paraqitjet e saj të fundit, ndërsa vetë Gresa ka ndarë me publikun disa nga mënyrat që ka përdorur për të arritur këtë rezultat.

Të Ngjashme