
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi dhe Gresë Gashi, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Gjatë diskutimit të tyre në shtëpinë e famshme nuk kanë munguar as ofendimet e gjuha denigruese.
Naim Bunjaku (emri i vërtetë) ia përmendi aktores disa gjëra që kishte thënë për të, gjë që bëri që situata të agravonte.
“Ti je shumë i vogël, me gjestet që i ke bërë je shumë i vogël. S’mundesh me dalë mirë ti me gjestet që i ke bërë”, u shpreh Gresa
Xuxi madje i kërkoi Gresës llogari për ato që i ka thënë lidhur me praktikimin e tij të fesë.
Të njëjtit kanë pasur përplasje edhe në shumë raste të tjera, duke mos u pajtuar me njëri-tjetrin në shumë gjëra.