Grida Duma: Kur u ulët në marrëveshjen e 5 qeshorit 2020, mundeshe shumë bukur që të kishe kërkuar listat e hapura. Kur Yuri Kim tha se topi ishte nga porta e Lulit.
Pse nuk i kërkove që atëherë normalisht, kur kishe mundësi negociate, se sot ke zero. Për të thënë që do ndërtosh një sistem. Me 10 deputetë dhe 10 vota nuk bën nuk bëhet mrekullia.
Lulzim Basha: Dëgjo. I kërkova, si kërkova në marrëveshjen e 5 qershorit, ajo është çështje tjetër. Një sekond.
Grida Duma: Vullneti tregohet atëherë kur ke mundësi të negociosh. Vullneti nuk tregohet kur nuk ke mundësi të negociosh. Të thuash që unë kërkova mrekullinë, ata nuk ma dhanë dhe ata janë fajtorë.
Lulzim Basha: Vetë pyetja, e kërkova apo jo në procesin që kulmoi më 5 qershor është një çështje tjetër. Fakti është që 2016, prej 2016…
Grida Duma: Po flisni për listat e hapura?!
Lulzim Basha: Prej 2016…Po flisni për votën e diasporës?
Grida Duma: Jo, jo po flas për listat e hapura brenda vendit. Nuk janë kërkuar në asnjë sekond.
Lulzim Basha: A më falni, një sekond. Më falni.
Grida Duma: Nuk janë kërkuar në asnjë moment.
Lulzim Basha: Jo nuk është e vërtetë. Më vjen keq t’iu kontradiktoj për një gjë që është publike dhe e faktuar.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo