Moderatorja dhe ish- politikania e njohur Grida Duma nuk e kemi parë shpesh të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale, detaje nga jeta e saj familjare. Por, një moment “historik” si ky i mbesës së saj nuk mund të mbahej dhe aq privat.
Vogëlushja Illiria, vajza e motrës së moderatores për herë të parë ka prerë flokët dhe nga qëndrimi pasi i kishte prerë dhe stiluar, dukej se sa lidhje të veçantë kishte ajo me to.
“Illiria, mbesa ime. Një moment fantastik, për herë të parë ka prerë flokët e bukur të gjatë të gjatë, e çdo gjë në qëndrim i reflekton kujdesin e “frikën” se edhe po të ecë shpejt apo të rehatohet shkujdesur, do t’i prishen flokët.
Ehh sa herë ka ndodhur kjo “sakrificë” gjatë rritjes”, ka shkruar Grida.
View this post on Instagram
ks