LifeStyle

Grimierja e famshme ndan sekretet e saj për një fondatintë perfekte

Hailey Bieber, Kendall Jenner, Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe shumë femra të tjera të famshme të Hollivudit, përveçse të suksesshme në fushën e tyre, kanë edhe një gjë të përbashkët, të njëjtën grimiere. Mary Phillips është ajo që trajton grimin e tyre përpara sesioneve fotografike dhe ngjarjeve zyrtare, duke u siguruar që ato të duken rrezatuese dhe plot sharm.

Kjo është arsyeja pse kur profesionistë si Phillips ndajnë sekretet e tyre, ne mbajmë shënime. Këtë herë grimerja përmes llogarisë së saj në Instagram zbuloi tre këshilla për aplikimin perfekt të fondatinës në grim.

Këshilla nr 1: Aplikojeni bazën në pjesën e pasme të dorës, në mënyrë që të dini gjithmonë se sa shumë po merrni me furçën.

Këshilla nr 2: Filloni të aplikoni fondatinën nga qendra e fytyrës drejt vijës së flokëve, në mënyrë që të zbehet në mënyrë harmonike nga jashtë.

Këshilla nr 3: Aplikoni bazën me lëvizje lart.

Si e zgjidhni bazën ideale për ju? Sipas Phillips, “ Zgjedhja e një fondatine të mirë ka të bëjë me preferencën, si dhe llojin e lëkurës. Nëse keni lëkurë të thatë, unë do t’ju sugjeroja të përdorni një bazë hidratuese me një fund rrezatues. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, do t’ju thoja të zgjidhni një bazë më mat ose të përfshini një primer që thith vajin në rutinën tuaj të grimit.”