Lajme

Gripi i shpendëve, MBZHR ndalon importet nga 17 shtete evropiane

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Kroacisë, Danimarkës, Italisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Polonisë, Francës, Çekisë, Sllovakisë, Rumanisë, Moldavisë, Spanjë, Portugalisë, Francës, Norvegjisë, Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24-orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2023 numri i pulave në Shqipëri regjistrohet në 4.8 milionë krerë dhe numri i vezëve në 894 milionë kokrra. Po ashtu, njëkohësisht Ministria e Bujqësisë ka marrë masa për tu mbrojtur nga sëmundja e lisë së dhenve dhe dhive të shfaqur në Greqi, Turqi, Bullgari. Dhe në këtë rast masat përfshijnë ndalimin e importit dhe tranzitimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë të të gjitha kafshëve të gjalla të llojit të dhirta dhe të leshta, materialit biologjik dhe nënprodukteve të kafshëve të llojit të dhirta dhe të leshta. Masa të njëjta janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj sëmundjes së gjuhës blu të shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë