Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha, nuk është shumë aktive në Instagram, pasi angazhimin më të madh e ka në platformën TikTok.
Megjithatë, profili i saj në Instagram vazhdon të tërheqë vëmendje me disa fotografi të veçanta.
Fotografitë që kanë marrë më shumë vëmendje janë ato nga nata e martesës së saj me MC Kreshën, të cilat vazhdojnë të jenë pjesë e profilit të saj, shkruan “Kosovarja”.
Përmes këtyre kujtimeve, Erzina ruan një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, duke i mbajtur ende të publikuara në rrjetin social.

