Lajme

“Gruaja ishte thirrur 3 herë në polici”, gazetarja flet për rastin e Jetnor Zhabolit

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për rastin e Jetnor Zhabolin, i cili e kthyer shtëpinë në “Big Brother” dhe mbante në mbikqyrje vazhdimisht familjen e tij.

Hoxha është shprehur se Zhaboli dyshohet se vuan nga problemet shëndetësore, dhe se kur familjarët i kanë kërkuar që të merrte mjekim, ai nuk ka pranuar duke thënë se “është në rregull”.

Gazetarja ka zbuluar se ka qenë disa herë që fqinjët kanë denoncuar në polici rastin, por bashkëshortja për hir të dashurisë për bashkëshortin ka deklaruar të kundërtën duke thënë se çdo gjë ishte në rregull.

“Unë kam pasur mundësinë të bisedoj me njerëz që e njihnin çiftin. Me kanë treguar për bashkëjetesën që dukej harmonike, por prej një viti ishte një histori që njerëzit përreth e njihnin sa i takon problemeve të shëndetit mendor.

Disa herë të afërmit janë lutur ta dërgojnë për ta mjekuar, por e ka refuzuar me pretendimin se ishte shumë në rregull. Sipas dosjes, problemet i ka shfaqur gjatë kohës së tatimeve paranoja dikush do ta rrezonte atë dhe familjen e tij. Fillimisht ka shfaqur xhelozi dhe paranojnë e përndjekjes kur ishte i punësuar. Më pas e kanë lënë punë. Ata ishin punësuar nga prindërit e Jetnorit dhe i angazhonin në market, pa kërkuar ndihmë, e ka refuzuar ndihëm.

Në këto kushte ka filluar në këtë situatë të rënduar. Ka instaluar 5 kamera sigurie, flasin mure, nënë efektin posesiv. Çdo lëvizje e saj ishte e kontrolluar, ditën e fundit ka dalë për të dërguar djalin në kopsht. Të dhënat e prokurorisë tregojnë se fqinjët kanë njoftuar disa herë policinë. Është thirr tre herë në komisariat, bashkëshortja ka refuzuar, ka thënë gjithçka është mirë deri në fund. Në fund ka pranuar se gjithçka e ka bërë për hatër të dashurisë dhe familjes”, deklaroi Anila Hoxha për “Top Story” në “Top Channel”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo