Lajme

Gruaja nga Ferizaj raportohet e zhdukur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Ferizaj, e cila sipas raportimit nuk është kthyer në shtëpi pasi ishte larguar gjatë ditës së mërkurë.

Rasti është denoncuar nga një familjare, e cila ka njoftuar autoritetet se gruaja është larguar nga banesa dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas të dhënave të policisë, rasti është regjistruar dhe po trajtohet nga njësitë kompetente, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Të Ngjashme