Lajme

Gruda: Ligji për mbrojtjen e UÇK-së do të miratohet

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë e Kosovës për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.

Gruda ka kritikuar Qeverinë për, siç pretendon ai, mungesën e mbështetjes ndaj UÇK-së në procesin gjyqësor dhe ka deklaruar se ligji për mbrojtjen e UÇK-së “do të miratohet”.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pamë fytyrën e vërtetë të pushtetit të VV-së: dhunë brutale policore në sheshin e Prishtinës ndaj qytetarëve që dolën për të kërkuar miratimin e një ligji për mbrojtjen e UÇK-së.

Cili popull i lirë evropian do ta duronte këtë?

Shteti ikën nga përgjegjësia për ta mbështetur dhe mbrojtur UÇK-në në gjyq, ndërsa policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë për miratimin e ligjit.

Por ligjit nuk keni ku t’i ikni. S’keni rrugë tjetër, ai do të miratohet!

Të Ngjashme