Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të PDK-së lidhur me Gjykatën Speciale.
Batusha ka kritikuar qëndrimet e Enver Hoxhajt dhe Blerta Deliut, duke ua rikujtuar votën e tyre për themelimin e Speciales dhe duke ngritur pikëpyetje për deklaratat e tyre të fundit, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Enver Hoxhaj e Blerta Deliu duhet me e kritiku veten para se me kritiku këdo tjetër.
Të dy e kanë votuar Gjykatën Speciale. Sot, Hoxhaj vetë e ka cilësuar atë vendim si “gabim fatal” dhe ka thënë se klasa politike duhet të marrë përgjegjësi për të.
Atëherë, nëse e pranoni se ka qenë gabim, pyetja është e thjeshtë:
Ku është përgjegjësia personale? Ku është DORËHEQJA MORALE?
Nuk mundesh me e votu një vendim, me e pranu më vonë se ka qenë gabim, e pastaj me dalë në ballë të procesit politik sikur përgjegjësia është vetëm e dikujt tjetër.
E njëjta vlen edhe për protestuesit:
Pse nuk kërkohet llogari edhe nga ata që e votuan themelimin e Gjykatës?
Protesta është e drejtë. Por përgjegjësia duhet kërkuar aty ku është marrë vendimi.
Mos kërko llogari prej të tjerëve, pa dhënë llogari për votën tënde në Parlament.
