Grupit legjendar të Rock-ut “Scorpions” i duhej të anulonte koncertet e planifikuara për muajin shtator.
Në një njoftim të shkurtër bëjet me dije se shkak për këtë është një dëmtim i kitaristit Matthias Jabs, i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
Agjencia e koncerteve “Wizard Promotions” njoftoi se të gjitha datat e ardhshme në shtator janë anuluar. Është prekur edhe koncerti i planifikuar në Festhalle Frankfurt më 20 shtator.
Scorpions u kërkoi falje më shumë se 40,000 fansave që kanë blerë tashmë bileta. Siç raportohet kitaristi Jabs mësohet se është dëmtuar rëndë pasi ka rënë nga shkallët.