Lajme

Grupi Wagner i përfshirë në sulmin në veri të Kosovës? Sveçla: Janë gjetur armë ruse

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka filur sërish për sulmin e një jave më par në very të Kosovës, ku ka konfirmuar disa prova që përfshijnë edhe Rusinë në këtë sulm.

Ai u shpreh se disa nga mjetet ishin në gjuhën ruse, po ashtu edhe disa armë. Ministri tha se armët që i janë dhënë Serbisë nga Rusia ata i kanë përdorur për sulmin ndaj Kosovës.

“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa automjetet janë gjetur në gjuhën ruse, një ose disa nga pajisje janë ruse, motorët me 4 rrota që keni parë, janë prodhim rus, të dhëna si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.