Lajme

Grushtoi për vdekje inxhinierin vlonjat, djali i ish-prokurores dënohet me 3 vite

Gjykata e Vlorës ka dënuar me tre vite burg Rei Metën, 33-vjeçari i cili vitin e kaluar vrau 55-vjeçarin Armando Meshau.

Rei Meta, i biri i anëtares së  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), është dënuar këtë të mërkurë nga Gjykata e Vlorës me tre vite burg, duke rrëzuar kështu kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi për 33-vjeçarin kërkoi 3 vite e 6 muaj burg.

Familjarët e viktimës, inxhinierit Armando Meshau, kërkuan që i riu të dënohej për vrasje me dashje. Kjo kërkesë e tyre është rrëzuar dhe mbi Metën rëndon akuza “vrasje nga pakujdesia”. Të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore ishin avokatët e Metës si dhe babai i tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 gushtit, 2023, në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit të Vlorës, në një qendër interneti. Meshau dhe Meta u konfliktuan dhe shkak u bë një borxh i pashlqyer. Konflikti agravoi deri në përdorimin e dhunës, ku ishte 33-vjeçari i cili qëlloi me grushta deri në vdekje Meshaun.

Sipas asaj që u bë me dije më herët 33-vjeçari i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të zgjidhur një problem në një prej pronat që inxhinieri kishte interes.

Në këmbim autori do të përfitonte një apartament që do t’i jepej falas. 55-vjeçari kishte zgjidhur vetë çështjen, mirëpo 33-vjeçari nuk hiqte dorë nga pretendimi se ai duhet t’ia kalonte një apartament në pronësi të tij. Pikërisht ky u bë edhe shkaku që nxiti përplasjen mes palëve.

Meshau ka ofenduar 33-vjeçarin duke i thënë se nuk ka për ta marrë apartamentin, ndërsa ky i fundit e qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes u bë me dije fakti se 33-vjeçari është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), emri i së cilës qarkulloi gjerë në media vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK.

Ne foto viktima: Armando Meshau
Ne foto viktima: Armando Meshau

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo