Një model fleksibël pune dhe marrëdhëniet shoqërore në kompaninë e saj e ndihmojnë atë. „Kur një punonjës i Aventus më ofroi një pozicion në menaxhimin e projekteve në vitin 2022, djali im më i vogël ishte vetëm tre muajsh“, kujton Rrita Shala.
Megjithatë, inxhinierja 33-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve nuk e shqyrtoi gjatë dhe e pranoi ofertën. “E dija që do ta arrija. Aventus besoi tek unë dhe më ofroi orare fleksibile pune dhe mundësinë e punës nga distanca“.
Që atëherë, kosovarja, e cila jeton në Gjermani që nga koha e trajnimit të saj si mekanike industriale dhe studimeve të inxhinierisë mekanike, është e angazhuar në Aventus GmbH & Co. KG, një prodhues i pajisjeve të paketimit me qendër në Warendorf.
Në sektorin e vizatimeve të projekteve, Rrita Shala, në bashkëpunim me shitjet dhe realizimin e projekteve, krijon oferta dhe vizatime kontratash për klientët.
“Më pëlqen të zhvilloj zgjidhje teknike të reja, sidomos kur mund të përmirësoj efikasitetin e një makine“, thotë ajo.
Në ekipin e saj, i cili përbëhet përgjysmë nga gra dhe burra, ajo ndjehet mirë. “Kam dëgjuar histori kritike nga shoqet e mia në kompani të tjera, por vetë nuk kam pasur kurrë përvoja të këqija dhe gjithmonë jam ndjerë e respektuar. Këtu më marrin seriozisht dhe më mbështesin aktivisht“.
Grave që mendojnë të ndjekin një profesion teknik, ajo u rekomandon: “Guxoni! Dhe mos lejoni të ndikoheni apo të shtyhesh në kliçetë e roleve.“
Ajo e di se: gratë shpesh kanë nevojë për më shumë inkurajim. “Me vendosmëri, punë të palodhur dhe besim në vetvete mund të arrijmë gjithçka“, thotë ajo me vetëbesim.
Shënim në fund të artikullit: Rrita Shala është në mesin e atyre femrave dhe grave kosovare, që me punën dhe përkushtimin që tregojnë, marrin lëvdata dhe bëhen edhe shembuj në kompanitë ku punojnë, duke u bërë ambasadore të Kosovës.