ShowBizzz

Habit Akili në BBVK 5: Kam 7 vite single, kam harruar si…

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 5, Akili, ka hapur një bisedë me banorët e tjerë rreth jetës së tij private teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë pranë pishinës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka rrëfyer se prej vitesh nuk ka pasur një lidhje dashurie, gjë që sipas tij ka ndikuar në mënyrën se si komunikon në aspektin romantik.

Gjatë bisedës, Akili ka treguar se ka shtatë vite i vetëm dhe se e ka të vështirë të marrë iniciativë me vajzat. “Meqë kam shumë vite single, kam arritur me kuptuar që s’di më me ngacmuar me një person. Kam humbur krejt sensin“, është shprehur ai para banorëve.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/11/habit-akili-ne-bbvk-5-kam-7-vite-single-kam-harruar-si-flirt.mp4
Më tej, ai ka sqaruar se e ka humbur tërësisht zakonshmërinë e flirtimit me një femër pas përfundimit të marrëdhënies së tij të fundit. “Kam harruar se si flirtohet me një vajzë“, ka thënë konkurrenti gjatë bashkëbisedimit.

Kujtojmë se më parë në këtë spektakël janë vënë re afrimitete mes Akilit dhe Norës, duke nxitur aludime nëse po krijohet çifti i parë i këtij edicioni.

Të Ngjashme