Denisa ka folur në një video të publikuar në rrjetet sociale në lidhje me të ardhurat financiare që siguron së bashku me Kozakun nga rrjetet sociale dhe platforma TikTok.
Gjatë bisedës me moderatoret, ajo ka dhënë detaje mbi kontratat mujore me bizneset dhe përfitimet nga transmetimet e drejtpërdrejta.
E pyetur rreth përfitimeve nga reklamat dhe bashkëpunimet në Instagram, Denisa tha se ka një shifër bazë garantuese. “Mua personalisht minimumi 5 mijë euro në muaj domethënë që janë me kontrata mujore, minimumi”, deklaroi ajo fillimisht.
Më tej, e pyetur për shifrën totale ku përfshihen të gjitha rrjetet sociale dhe transmetimet në TikTok, Denisa zbuloi të ardhurat mujore. “Të dy bashkë, bashkë me lekët e TikTok-ut, mund të kemi 40-50 mijë euro të ardhura në muaj”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, moderatorët e pyetën edhe për fitimet që gjenerohen vetëm nga videot live në platformën TikTok, pa përfshirë kontratat e bashkëpunimeve.
Lidhur me këtë, Denisa tha: “20-30, minimumi 20 mijë euro po i nxjerr në muaj”.
