ShowBizzz

Habit Çiljeta: Fernando ka lindur me shenjën e diamantit

Çiljeta është një prej konkurrenteve të formatit ‘Ferma VIP’.

Teksa ka qenë duke biseduar me disa fermere të tjera në ballkon, Çiljeta ka ndarë historinë e shtatzënisë së saj.

Ajo shprehet se gjatë kohës së shtatzënisë dëgjonte gjithmonë këngën e Rihanna-s,’ Shine bright like a diamond’, madje dhe natën që do të lindte e kishte dëgjuar këtë këngë rrugës dhe si për çudi kishte vënë re që i gjithë qielli ishte i mbushur me yje.

E ndërsa Fernando lindi, ajo u habit prej shenjës në kofshën e tij. Ishte një shenjë diamanti, po po një diamant i vërtetë.

“E përkufizoja Fernandon si një diamant që do të shkëlqente. Ai lindi me shenjë diamanti, e ka dhe sot e kësaj dite, ama diamant diamant jo trekëndësh, e ka formën fiks.”– shprehet ajo.