
Vitin e kaluar, Ermal Meta emocionoi publikun me koncertin e 1 majit duke kënduar “Hallelujah” nën shi.
Këtë vit, ai rikthehet në skenë me këngën e re “Ferma gli orologi”, një këngë e lehtë dhe plot ndjenjë.
Në një rrëfim të fundit personal për Vanity Fair Italia, Meta tregon se dikur kishte frikë të bëhej baba nga frika se mos i ngjante të atit.
Por gjithçka ndryshoi me lindjen e vajzës së tij, Fortuna.
Por historia më prekëse lidhet me dy vajza nga një jetimore në Shqipëri, të cilat ai dhe partnerja e tij Chiara i kanë ndjerë si fëmijët e tyre prej tre vitesh dhe që më në fund, do të mund të jetojnë me ta.
“Unë dhe Chiara, partnerja ime, së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I njohëm kur ishin 15 vjeçe, por si çift i pamartuar nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeç dhe do të mund të jetojnë me ne. Por për ne, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë…”, ka thënë ai.